Termet dhe Kushtet e Përgjithshme

Kontratë Abonimi për Asistencë Rrugore

PREMIUM - ASISTENCA RRUGORE PREMIUMI SH.P.K. kompania me adresë Rr.Mati 1, 10000 Prishtinë.

ANËTAR - Çdo anëtare që pranon kushtet e kësaj kontrate të përcaktar nga palët dhe çdo person që i plotëson kushtet sipas ligjit për Sigurinë në Komunikacion 02/L-70.

AUTOMJET – Automjet përfshihet vetëm vetura me peshë maksimale deri në 3,000 kg dhe me gjatësi deri në 5 metra si dhe lartësi deri në 2.5 metra.

NENI 1

ASISTENCA RRUGORE PREMIUM, me adresë Rr. Mati 1, 10000 Prishtinë në tekstin e më poshtëm referuar si PREMIUM, dhe referuar më poshtë si Antare/i, dhe në tërësi cekur si Palët, pranojnë termet dhe kushtet e përgjithshme të përcaktuara në nenet e më poshtme të kësaj kontrate, të cilës duhet ti përmbahen deri në skadimin e saj.

NENI 2

Anëtarësimi në PREMIUM do te vlejë për një periudhë prej 1 viti (24/7, 365 ditë), dhe shërbimet e asistencës në rrugë përfitohen në shtetet e Ballkanit (Kosove, Shqiperi, Mal i zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Greqi, Kroaci, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovine), sipas pakove të përcaktuara në nenet e më poshtme. PREMIUMI ofron vetëm asistencën në rrugë dhe nuk është përgjegjës për dëmtimet eventuale të veturës së shkaktuar nga situata të ndryshme të cilat nuk i përkasin vozitjes normale.

NENI 3

Kushtet e kontratës për përfituesin e anëtarësise përfshijnë:

  • Asistencë në Bartjen e veturës do t'ju ndihmojë të bartni automjetin tuaj në dyqanin (mekanikun) në destinacionin më të afërt (brenda apo në drejtim të vendbanimit).
  • Furnizim me derivate, nëse ju mbarojnë derivatet, ju do të furnizoheni me llojin e derivatit të kërkuar në veturën tuaj me çmime lokale. Këtë shërbim e përfitoni maximum deri në 2 herë gjatë vlefshmërise së kontratës. (Ky sherbim ofrohet nga Asistenca, ndërsa derivatet duhet te paguhen nga vet Anëtari).
  • Në rast kur makina juaj mbetet pa bateri (Kjo nuk vlen per veturat elektrike) ose keni probleme me gomat, PREMIUM do të vijë kudo që të jeni dhe do t'ju ndihmojë të rregulloni problemin shpejt ose të bëjë bartjen deri në gomisterinë më të afërt.
  • PREMIUM ofron shërbimet e asistencës rrugore edhe për veturat elektrike por nuk ofron asistencë kur: bateria kryesore është plotësisht e zbrazët apo automjeti është i palëvizshëm për shkak të moskarikimit.
  • PREMIUM nuk është i obliguar të marr përgjëgjësi nëse klienti humb qelësin e veturës/motorrit.
  • Në këtë pako përfshihet edhe bartja e udhëtarëve deri në adresën e klientit (deri ne kater persona).
  • PREMIUM nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e kësaj kontrate ose kur automjeti ka dalë nga rruga (ka rënë në humnerë ose të ngjashme), dhe rikthimi i automjetit në rrugë nuk mund të bëhet me Autobartje por nevojitet vinç i veçantë. Pagesa për Autobartje bëhet nga PREMIUMI, ndërsa Vinçi paguhet nga Klienti.

NENI 4

PROCEDURAT E NGARKIMIT/SHKARKIMIT:

Anëtari duhet të njoftoj PREMIUMIN në rast të ndonjë dëmtimi eventual gjatë ngarkimit/shkarkimit të veturës, njoftimi duhet të bëhet në momentin e ndodhjes perndryshe PREMIUMI nuk merr përgjegjësi për kompenzim të dëmit. Kompensimi i dëmit behet brenda 30 diteve, pas vleresimit të dëmit.

NENI 5

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PALËVE:

Kontrata mund të ndërpritet në mënyre të njëanshme nga ana e PREMIUMI, me kushtin që të mos ketë ndonjë detyrim të pakryer ndaj anëtarit. Nëse ka ndonjë detyrim në momentin e ndërprerejs së kontratës, PREMIUMII do ta kompenzoj atë shumë.

Ne rast të shitjes së makinës do te mundësohet bartja e asistencës tek klienti që e blen makinën, në këtë rast nuk do të humbet abonimi i anëtarësisë.

Në rast të ndërrimit të veturës anëtari është i obliguar që ta njoftoj PREMIUMIN për ndërrimin e veturës (Vetura duhet të jetë nga viti+2000). Ndërrimi i abonimit nga një veturë në një veturë tjetër nuk do të ketë kosto shtesë për anëtarin, mirëpo abonimi do të jetë aktiv 15 ditë pas njoftimit për ndërrim veturës (Vetëm një here Brenda Vitit).

PREMIUMI nuk obligohet që të kryej shërbimin më shume se 1 (një) herë në rastet kur automjeti e trashëgon të njëjtin defekt dhe anëtari ka marrë paraprakisht sugjerim nga PREMIUMI që ta eliminoj atë defekt.

NENI 5.1

Shkëputja e kontratës

ARP PREMIUM rezervon të drejtën për të shkëputur këtë Kontratë në rast se Klienti mashtron në lidhje me realizimin e shërbimeve, përfshirë por pa u kufizuar në dhënien e informacioneve të pasakta, fshehjen e faktorëve të rëndësishëm apo çdo sjellje tjetër që cenon besueshmërinë e Kontratës.

Po ashtu, ARP PREMIUM ka të drejtë ta ndërpresë Kontratën nëse automjeti përdoret për qëllime komerciale, si p.sh. automjete me qira (Rent a Car), automjete për dërgesa, taksi, furgonë, automjete pick-up apo mjete të tjera të ngjashme dhe Vetura ndër vitit 2000, pavarësisht nëse janë të regjistruara në emër personal apo komercial, pasi për këto kategori automjetesh ARP PREMIUMi nuk ofron paketa të Abonimit. (Perjashtim bejne ato qe bejne pjese ne Pako Biznesi).

NENI 6

KUSHTET E PRIVATESISË:

Kushtet e privatësisë do të rregullohen në përputhje me Ligjin Nr. 03/l-172 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Klienti është përgjegjës për të dhënat e tij personale në momentin e pranimit të kontratës.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate klienti pranon që të dhënat e tij personale mund te përdoren për qellime të marketingut nga PREMIUM.

NENI 7

FUQIA MADHORE:

Në qofte se objekti i kontratës shkatërrohet si pasojë e forcave të natyrës në të cilat palët kontraktuese nuk mund të kenë ndikim, përkatsisht në momentin e pamundsisë së përdorimit nga ana e marrësit te veturës ose dhënësit, veprat e perëndisë, shpërthimi i armiqësive, trazirat, civilët shqetësimet, aktet e terrorizmit, zjarri, rrëshqitje, shpërthim, përmbytje, borë, mjegull, pandemitë ose kushte të tjera të këqija të motit, automjeteve, rrugëve që nuk janë të arritshme nga PREMIUMI ose nga nënkontraktorët, vjedhjet, dëmtimet dashakeqe, ose ndonjë lloj tjetër i pamundësisë së arritjes deri te anëtari, në këto raste PREMIUMI nuk mund të bart përgjegjësi ndaj anëtarit ose kontrata do te ndërpritet automatikisht.

NENI 8

ZGJIDHJA E KONTESTEVE

Të gjitha njoftimet dhe komunikimet nga PREMIUMI dhe nga klienti në rast të kontesteve, duhet të dërgohen me postë ose direkt të dorëzohet në PREMIUM në adresën Mati 1, Prishtinë.

Këto Terme dhe Kushte të Përgjithshme do te shqyrtohen në përputhje me ligjet/rregulloret në fuqi në Republikën e Kosovës dhe të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet palëve të cilat nuk mund të zgjidhen me marrëveshje reciproke zgjidhen në gjykatat kompetente të Kosovës.

ARP PREMIUM nuk është i detyruar të ofrojë ndonjë shërbim tjetër përveq atyre që janë të cekura në këtë kontratë.

ASISTENCA RRUGORE PREMIUM SH.P.K.

Seli në Prishtinë, Rr. Mati 1

+383 44 326 302

asistencarrugorepremium@gmail.com